E PAPËRFUNDUAR
Marr frymë me frymëmarrjen tënde
Dhe humbem në një re të bardhë lumturie.
Qëndro dhe më puth. Ndërtoje edhe më tej
Këtë urë që më largon nga mospërkryerja.
Bëj, o Zot, që pranë të ngelemi pafundësisht
Në këtë shtjellë qielli, si Rruga e Qumështit,
Ku yjet shuhen duke dhënë dritë.
libra shqiptar
libra te huaj
