Analiza që Arben Çejku u bën negociatave midis Kosovës dhe Serbisë është një kontribut i rëndësishëm akademik dhe një burim i vlefshëm reference për mësimet praktike dhe diplomatike, që mund të nxirren nga dialogu Kosovë – Serbi. Kjo vepër paraqet interes të madh për qytetarët në rajon, ashtu si edhe për universitetet dhe studentët e fushës së zgjidhjes së konflikteve ndërkombëtare. Libri i Arben Çejkut është një trajtesë diplomatike e hulumtuar jashtëzakonisht mirë. Ai adreson gamën e gjerë të zgjidhjeve të duhura dhe të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë, përfundimtare dhe të qëndrueshme, për t›u konsideruar në kontekstin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Çlirimi i Kosovës erdhi pasi NATO ndërhyri për të parandaluar genocidin e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Ndërsa NATO ndërhyri në një periudhë kohore specifi ke, çlirimi është një proces që ende vazhdon.
– David L. Philips, pjesë nga parathënia
libra shqiptar
libra te huaj
