“21 janari i vitit 2011, ngjarjet dhe personat që e krijuan atë, më përfshinë edhe mua në një takim të hershëm me vdekjen, në formën që e kisha mbajtur më shumë larg: vrasjen me plumba, në mes të ditës, në mes të bulevardit. Unë nuk doja të përfshihesha në këto ngjarje, më shumë sesa në rolin tim si gazetar. Por rrjedha e tyre, para dhe pas 21 janarit 2011, më bënë të isha dëshmitar, gazetar, protagonist dhe antagonist. Më bënë “puçist” e të përfshirë, dhe në fund të pozicionohem e të pranoj për herë të parë në jetën time publike, se në këtë vit isha i njëanshëm.” Autori
libra shqiptar
libra te huaj
