KATALOG SHQIP-GREQISHT
Ky është katalogu im i parë me një pjesë të krijimtarisë sime, përzgjedhur prej kohës së féminisé e deri sot, shumica saj e paekspozuar më parë. E gjithë lënda që ndahet në dy periudha kohore, ka një motiv specifik të përbashkët përmes të cilit rrëfej vizualisht për njerëzit dhe vendin e origjinës së prindërve. Në pjesën e parë, 1974 – 1990, mbizotërojnë vizatimet e kryera gjatë pushimeve verore në fshat, Pepeli dhe Bodrishtë, kurse në pjesën e dytë, 1990-2021, perveç pikturave realizuar atje, përfshihen edhe krijime bazuar në motivet e kulturën përkatëse të zonës. Këngët, vallet, gjithë shfaqjet e traditës së tyre në jetën e përditshme, vendasit i quajnë thjesht “ipirotika (epirotase), pa harruar askush veçantite që ka çdo fshat. Ndërkaq ekziston një imazh i përbashkët për krahinën që njihet nga të gjithë, është kostumi i famshëm dropullit. Nëse te kujtimet e fërinisë merr formë atdheu, fëminia ime vërtitej sa rrugicave të Tiranës aq edhe sokakëve të fshatit në Dropull. Unë kam lindur e jam rritur në Tiranë, por kontaktet me të afërmit, koha e kaluar atje pranë tyre, e pasuruan përvojën time jetësore e po aq identitetin tim si njeri e si artist.
libra shqiptar
libra te huaj
