Projekti quhet “TEATRALITURA” dhe përbëhet nga një sërë përkthimesh mbi lëmën e teatrit. Synimi i tij është krijimi i një bibliografie minimale teoriko-teknike për formimin e aktorit. Ideja që qëndron në bazë lindi si nevojë personale e imja si përkthyes, por edhe si një përpjekje për të qarkuar, pra për të evidentuar më shumë sesa mbushur, një vrimë të zezë bibliografike, e cila në kontekstin shqiptar – ku kemi institucione që diplomojnë aktorë, apo teatro kombëtarë e lokalë që interpretojnë Shakespear-in, pa patur libra për formimin e aktorit – ushqen në mënyrë absurde, inflacionale dhe të vazhdueshme moskompetencën, autoritarizmin institucional, dhe degradimin e vetë artit teatror nëpërmjet (de)formimit shkencor të aktorit.
libra shqiptar
libra te huaj
