Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane e vegimesh misterioze dhe në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër…
“Provimi” i shkruar në vitin 1950, por i publikuar pas vdekjes së autorit Julio Cortázar, është një shkrim enigmatik dhe ëndërrimtar, atmosfera e rrallë e të cilit fsheh një kritikë të ngjeshur të Argjentinës peroniste, duke u konsideruar si një paralajmërim i ngjarjeve që pas pak vitesh do të trondisnin vendin.
“Provimi” është një roman gjithë dialogje, pa intrigë, një denoncim i pamëshirshëm i peronizmit…
libra shqiptar
libra te huaj
