Profesor David Zimmer kish gjashtë muaj që kishte humbur të shoqen dhe dy djemtë në një aksident ajror. Jeta e tij kishte humbur çdo kuptim, derisa një natë, rastësisht i ndodhi të shihte në televizion disa fragmente të një fi lmi të vjetër pa zë, të një aktori e regjisori krejtësisht të panjohur, Hektor Man, i cili në vitin e largët 1928 qe zhdukur krejt papritur në mënyrë misterioze. Që nga ai çast, jeta e profesor Zimmerit ndryshon, teksa zbulimi i misterit që rrethon jetën e vërtetë të Hektor Manit i kthehet gati në një fi ksim. Kështu ai nis një udhëtim të çuditshëm në një botë të mbushur plot gënjeshtra e iluzione, ku papritur gjen sërish dashurinë… Për herë të parë botohet në gjuhën shqipe: Një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm e më të vlerësuar të letërsisë së sotme botërore. Figurë qendrore e kulturës së sotme amerikane, i kthyer thuajse në një kult. Sot Paul Auster konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë, si dhe një ndër fi gurat kryesore të skenës letrare botërore.
libra shqiptar
libra te huaj
