Nëse unë do të kasha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri. Kush, Arsenio, kush do të dëshironte të kishte punë me historitë që i tërheqi zharg pas vetes dhe që do të vazhdoj t’i tërheqi deri në gurin e varrit Po… tashmë kemi arritur në këtë pikë, i dashuri im. Tashmë je mitét-a-tét, i dashur gur… Dhe ja, unë po të pyes, pardon, a do të doje të kishe punë, i dashur, me një kurm femëror që gumëzhin nga historitë e burrave të fortë me dhe pa kostume Nga duart e tyre epsharake, që më kanë vërtitur fugë në për biblioteka, hotele, redaksi Që më kanë pare si tabele qitjeje për seks Nuk e besoj dhe s’do ta besoj!
libra shqiptar
libra te huaj
