Histori tronditëse të një botë të pa eksploruar plotësisht, libri i ri i shumë pritur nga Jean Sasson dhe Princesha “Sulltana”, zbulon çdo të thotë të jetosh çdo ditë me tmerrin në Arabinë Saudite.
Për fat të keq, Lindja e Mesme po digjet nga flakët, me dhunën ekstreme dhe luftën që ka përfshirë Sirinë, Irakun, Libinë dhe Jemenin, që u ka marrë jetën një numri të pafund njerëzish dhe kërcënon shumë të tjerë.
Në kohëra luftërash, goditjen kryesore të dhunës së burrave e përjetojnë gratë dhe fëmijët.
Gratë që janë përdhunuar dhe kanë parë me sy dhunën ç’njerëzore, mbajnë mbi supe sekretet e tyre dhe janë të gatshme që t’i ndajnë momentet më të errëta të jetës vetëm me një grua tjetër. Të mos ju shkojë për asnjë moment në mendje se ato nuk janë kurajoze, përkundrazi, ato janë gra heroina që gjejnë guximin, edhe thjesht për të jetuar, për të marrë frymë. Po të ishte për ato, do të kishin britur me sa kanë në kokë nga maja e malit më të lartë, por kanë arsye që nuk e bëjnë këtë.
libra shqiptar
libra te huaj
