Pjese nga libri : Ajo shqoi një masë të lëbardhme duke u rrotulluar nëpër shtjella te pusterri. Një send i zbehtë, i argjendtë, i shpërlarë me hënë. Një shtat i hollë, i epshëm, si thupër shelgu. Shtati si fiskël zbardhëllonte nëpër vorbulla, përskaj rakitave të lumit. Rryma dhe valët luanin me të. Fryma e natës çonte herë pas here palën e çarçafit që e mbështillte. Zbulonte një kofshë të qelibartë. Përgjatë kofshës vezullonte një curril gjaku. I dridhshëm, si fije bari.
-Kjo nuk është vajza me kaçurrela të zeza. Kjo qenka… Qenka…m unë!
Po, unë!.
libra shqiptar
libra te huaj
