Historia i përket atij që jeton në marrëdhënie të trefishtë: si qenie që vepron e që përpiqet, si qenie që ruhet dhe që respekton, dhe më në fund si qenie që e ruajnë dhe që ka nevojë të çlirohet. Kësaj tresheje marrëdhëniesh i përgjigjet edhe një treshe llojesh të historisë, sipas së cilës ne mund të dallojmë këto lloje historish: monumentale, antike dhe kritike. Para së gjithash historia i përket njeriut veprimtar dhe të fortë, atij që bën një luftë të madhe e që ka nevojë për modele, mësues, ngushëllues dhe nuk mund t’i gjejë këta midis bashkëkohësve dhe në kohën e tashme.
libra shqiptar
libra te huaj
