Susanna Tamaro ka lindur në Trieste në 1957-ën, ka studiuar në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë, dhe është në regjisurë. Për dhjetë vjet ka punuar për televizionin, dhe ka realizuar dokumentarë shkencorë. Eshtë njëra nga shkrimtaret italiane më të njohura dhë të dashura në mbarë botën. Ka botuar romane për të rritur me një sukses të jashtëzakonshëm publik: “Koka në re” (1989), “Vetëm me zë” (1991), “Thuaji zemrës po” (1994), “Shpirti i botës” (1997), “E dashur Matildë” (2001), “Përgjigjmu” (2001), “Më shumë zjarr, më shumë erë” (2002), “Jashtë!” (2003), “Dëgjoje zërin tim” (2006), “Luisitoja” (2008). Romani i saj më i famshëm, “Thuaji zemrës po”, përveçse ka shitur 15 milionë kopje në mbarë botën, është futur midis 150 “Librave të Mëdhenj” që kanë shkruar historinë e Italisë, me rastin e kremtimeve për Italinë e Bashkuar në Sallonin e Librit në Torino.
libra shqiptar
libra te huaj
