“Havadan më havadan” është një libër me pamflete të botuara në vitet 1940-1944 në shtypin e kohës, me një nga pseudonimet e Kutelit, Lugati. Fragment nga libri: – E njeh Zenelin? – Jo, nuk e njoh! – U bë për të vrarë. E do ta vras! – Si e qysh? – Dje më shkeli hijen! – Hijen tënde? -Timen! Ecnja rrugës, në djellë, kur më arriti Zeneli. Hija ime ish aty poshtë. Ish e gjatë sepse djelli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tunjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç’të bëj? – Vraje! – E vrava! – Aferim!
libra shqiptar
libra te huaj
