Knut Hamsun romancier e poet norvegjez, Fitues i Çmimit Nobel për letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann-i e quante Hamsun-in pasardhës të Dostojevskit e të Niçes. Isaac Bashevis Singer, babanë e gjithë prozës moderne, ndërsa për Charls Bukowski-n ai qe shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave. Ndonëse shkrimtari më i famshëm norvegjez, simpatia e tij e pafshehur për Gjermaninë naziste e për Hitlerin, bëri që pas lufte ai të dënohej. Pavarësisht moshës së tij të shkuar Hamsun-i u mbyll për disa muaj në një spital psikiatrik, ndërkohë që me vendim gjyqi iu konfiskua e gjithë pasuria, duke bërë që ai të vdiste në varfëri në vitin 1952. I lënë mënjanë për shumë vjet, figura e tij si një nga shkrimtarët më të mëdhenj norvegjezë, u rehabilitua në vitin 2009, kur qeveria norvegjeze organizoi festime të shumta me rastin e përvjetorit të tij të lindjes, duke ngritur për nder të tij dhe një statujë në qendër të Oslos, si dhe duke emetuar një monedhë me portretin e tij.
libra shqiptar
libra te huaj
