Një hacker-e gjeniale, që përherë ka qëndruar në hije. Një gazetar me një prirje të theksuar ndaj rrezikut. Ajo është Lizbetë Salanderi, vajza me një tatuazh dragoi. Ai është Mikael Blomkvisti, kryeredaktor i së famshmes revistë investigative Millenium. Një natë, Blomkvisti merr një telefonatë nga një burim që pretendon të ketë marrë informacione vitale për ShBA-të nga një vajzë e re hacker. Blomkvisti, si gjithnjë në kërkim historish të reja, i kërkon ndihmë Salanderit. Ajo nga ana tjetër ka planet e veta. E kështu së bashku përfshihen në një botë të nëndheshme e të egër spiunësh, kriminelësh kibernetikë dhe punonjësish të qeverisë disa prej të cilëve të gatshëm dhe të vrasin per të ruajtur sekretet e tyre
libra shqiptar
libra te huaj
