Arsen Lypeni në Stamboll!…
Si? Arsen Lypeni, hajduti i famshëm francez, vagabondi i sjellshëm, emri i të cilit është përhapur në të gjithë Evropën dhe që i janë përkthyer e shtypur të gjitha aventurat në shumë gjuhë?… Po, dora vetë!… Për shkak se asnjëherë nuk janë gjetur fotografitë e sakta, të gjitha redaksitë e gazetave botojnë skicat e bëra me hamendje, dërgojnë në çdo cep korrespondentët dhe gazetarët e tyre, me shpresën që të bien në gjurmët e tij para policisë. Sa më shumë ulërinin gazetashitësit se “Arsen Lypeni është në Stamboll!…”, komuniteti vërshonte të merrte gazetat, sikur të ishte shpallur luftë. Nëpër të gjitha shtëpitë, vaporet, trenat e kafenetë flitej e njëjta gjë: Mos more!… Domethënë hajduti i famshëm francez ndodhet mes nesh!… Ku të jetë vallë?…
libra shqiptar
libra te huaj
