Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.
Të tjerët sigurisht mbërrijnë t’ia zhbëjnë ëndrrën në këmbim të një bukurie të gjallë nudo, përpara tij për të parën herë. Rezultati: një dashuri e dënuar me zhbërje shkrehet në dënesë dhe të tjerët shquajnë në tablo veçse një këmbë venere që mbin nga një rrënojë ngjyrash, e ndërkaq dëgjojnë leksionin profetik mbi bukurinë e shkruar dhe imazhin tradhtar të artit modern… që fundon në vetëvrasje.
libra shqiptar
libra te huaj
