Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet që nga dita kur Xhin Kuiku mblodhi rrobat dhe la burrin e dy fëmijët e saj të vegjël për të mos u bërë më kurrë e gjallë. Në mungesë të saj, Leoja i rriti Xhejmsin dhe Silvian vetëm, por pasojat e braktisjes në fëmijëri kanë nisur të shfaqen. Zakoni i Xhejmsit, një yll i televizionit, për të marrë kokainë, po del me furi jashtë kontrollit, ndërsa Silvia, vajza gjithnjë e devotshme, duket sikur nuk arrin të shkëputet nga i ati dhe të ndërtojë jetën e saj. Një telefonatë e papritur sjell të reja tronditëse. Xhini ka vdekur në Afrikën e Jugut dhe ka lënë një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, Starin, për të cilën Leoja nuk ka ditur gjë më parë. Ajo po vjen drejt një shtëpie që nuk e ka njohur kurrë.
libra shqiptar
libra te huaj
