Xhorxhi dhe Haroldi i kanë luajtur një a dy rrengje pothuajse kujtdo në Shkollën Fillore Xherom Horviç. Kur shakaja e tyre më e fundit bën që zonjat inatçore të mensës të largohen nga puna, zoti Krap merr në punë një treshe zëvendësuesesh të pazakonta që rastis t’u ngjajnë shumë alienëve! A do të mundet kalorësi pelerinëkuq Kapiten Brekushi të shpëtojë përsëri situatën? Apo ato zonjat aliene të mensës do ta hanë atë vetë për drekë?
– ”Zbavitja vjen nga leximi që është plot me thumba,
sajime dhe gjepura… duke shpresuar se djemtë nuk do të vënë
re që fjalori i tyre është pasuruar. Urra për Kapiten Brekushin!”
– School Library Journal
– ”Do t’i tërheqë si magnet nxënësit e shkollës fillore.”
– The Bulletin of the Center for Children’s Books
libra shqiptar
libra te huaj
