Dante-n e nxorën nga e njëjta rrugë nëpërmjet së cilës kishte hyrë në burg: dera ku kalonin makinat e blinduara, që dilte drejtpërsëdrejti në rrugë. Edhe kështu e ndiente veten se ishte gati për të shpërthyer dhe në të njëjtën kohë i rraskapitur. Pranë Gjermanit kishte ndier se dikush i thithte energjitë, sikur roja e tij e vjetër e burgut të kishte qenë një vrimë e zezë e vogël. Kishte ftohtë dhe kishte dëshirë për të pirë. Diçka në një gotë të madhe, siç thoshte babai i tij birësues.
Dazieri ka zgjedhur një finale magjepsëse. Madje edhe “Engjëlli” rezervon një të vërtetë shumë befasuese.
libra shqiptar
libra te huaj
