Ky libër paraqet përgjigjet e autorit për një sërë çështjesh themelore që i interesojnë një publiku të gjerë:
– A ka drejtim të përcaktuar evoluimi i shoqërisë shqip- tare? Ku është duke shkuar ajo? Ku po shkojmë ne?
– Çfarë gjëje e përbashkët ka ndodhur në shtet, ekonomi, territor, urbanizëm, parti politike, marrë- dhënie ndërkombëtare që na bën të ndjejmë se një forcë e padukshme na drejton, keqtrajton, fyen, na shtyp me peshën e vet?
– Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki?
– Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
– A është shoqëria e sotme piramidale një përgjigje ndaj problemeve dhe krizave që krijoi shoqëria periferike e viteve ‘90?
– Kush e bëri kalimin nga shoqëria periferike në shoqërinë piramidale? Partitë politike kundërshtare kanë bashkëpunuar apo janë përplasur për këtë çështje?
– Përse qytetari është i lodhur politikisht dhe qeverisjen e kanë marrë në dorë pakicat e mirë- organizuara?
– Përse partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, demokracitë e Perëndimit, e kanë mbështetur krijimin e shoqërisë piramidale?
libra shqiptar
libra te huaj
