DASHURIA PËR MAMIN
-shqipërim
– Ti shpirte, më do mua?
– Të dua, mami, po!
E pyes sërish:
– Sa?
– Ja, mami, kaq, shiko!
I hap krahët e njomë Si flatrat për fluturim.
Nga njëra doçkë te tjetra As gjysmë metri s’arrin.
Dhe qesh si qiell maji Me sytë plot shkëndija. M
es dy krahëve të hapur Është gjithë Gjithësia.
libra shqiptar
libra te huaj
