eklaratë mbi përgjegjësinë e hitlerianëve për krimet e kryera Britania e Madhe, Shtetet e Bahkuara dhe Bashkimi Sovjetik kanë marrë dëshmi nga burime të ndryshme mbi krimet, vrasjet dhe dënimet në masë, të kryera ma gjakftohtësi nga forcat e armatosura hitleriane, në vendet e pushtuara prej tyre, prej nga po dëbohen vazhdimisht. Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë popujt, dhe vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë e tyre të pamëshirshme. Për egërsinë e tyre të padëgjuar, tani dëshmojnë faktet e krimeve të përbindshme, të kryera në territoret e çliruara të Bashkimit Sovjetik, si dhe në territoret e Francës dhe Italisë. Në lidhje me sa u përmend më lart, tri qeveritë aleate, duke u shprehur në interest të 32 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, deklarojnë dhe paralajmërojnë me solemnitet sa vijon: Në çastin e arritjes së çfarëdo armëpushimi nga çdo qeveri që mund të krijohet në Gjermani, ata oficerë gjermanë, ushtarë dhe anëtarë të Partisë Naziste, të cilët kanë qenë përgjegjës për egërsitë, vrasjet dhe dënimet që u përmendën më lart, dhe i kanë kryer ato me vetëdashje, do të dërgohen në ato vende ku kanë kryer aktet e tyre të neveritshme, me qëllim që të gjykohen e të ndëshkohën në përputhje me ligjet e këtyre vendeve të çliruara dhe nga qeveritë e lira që do të krijojnë ato.
libra shqiptar
libra te huaj
