Çarls Dikens (1812-1870) mbetet padyshim ndër romancierët më të mirë anglezë. Njihet si shkrimtar realist, skalitës i personazheve dhe i mjedisit ku jetojnë. Ndër veprat e tij të mirënjohura botërisht, Çarls Dikens, e ka konsideruar “David Koperfildin” si kryeveprën e tij. Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë…
libra shqiptar
libra te huaj
