Ju mendoni se nuk ka pasur një krizë të raketave lidhur me Shqipërinë? – pyeti ai, duke na e ndërprerë të qeshurën.
E pamë në sy. Ose ne ishim krejt naive ose ai dinte ta fshihte mirë humorin, sarkazmën apo çfarëdolloj nënteksti tjetër. Nuk kish pikë dyshimi se ai burrë i moshuar dinte diçka interesante që ne nuk e dinim prandaj, pa pasur nevojë të kërkonim mendim mes nesh, u hapëm pak dhe i bëmë shenjë t’i bashkohej tryezës sonë
libra shqiptar
libra te huaj
