Romani “Lidhëse” është e para vepër e shkrimtarit italian Domenico Starnone që përkthehet në gjuhën shqipe, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore italiane, i nderuar me disa çmime, mes tyre dhe çmimi prestigjioz Strega. Në mediat italiane shpesh është aluduar se Domenico Starnone është autori që fshihet pas emrit të shkrimtares Elena Ferrante, anonimiteti i së cilës është kthyer në fenomen që prej vitesh i ka kaluar kufijtë e Italisë. “Lidhëse”, është i pari roman i këtij autori, – autor i bërë i njohur prej disa veprave të shkruara po aq mirë, po jo aq të shitura, – që, për disa muaj rresht, shiti mijëra kopje në javë në mbarë Italinë dhe u përkthye në mbi 15 gjuhë të botës.
libra shqiptar
libra te huaj
