“Sozitë” shqiptare të mareshallit Tito, zonjës Stalin, herr Hitlerit dhe kryetarit Mao, që jetojnë mes harmonisë familjare dhe realitetit absurd në një qytet të vogël provincial tipik shqiptar. Përplasjet e natyrshme mes brezave për mënyrën e shfrytëzimit dhe shpërdorimit të jetës, që gjithsesi nuk i pengojnë dot sinjalet e qarta që vijnë nga muzgu i perëndimit. Një realitet i çuditshëm që pështjellohet nga aventurat e parrezikshme të disa të rinjve, që vërtiten qetësisht në dilemën e mbijetesës përballë primitives dhe modernes. Ky konflikt, i “butë” në dukje, përcjell mesazhe të forta te lexuesi.
Personazhet e përzgjedhur dhe gdhendur me kujdes artizani, përshkrimet e gjalla, detajet jetësore dhe humori pikant që buron prej të folurës dialektore, na zbulojnë një qytet të panjohur kaq afër dhe larg Tiranës!
Kjo është sprova e parë letrare në prozën e gjatë e një autori të ri që premton të lerë gjurmë në letërsinë e sotme shqipe.
libra shqiptar
libra te huaj
