“Një vepër e vërtetë artistike ka vlerë për kohën dhe për të ardhmen. Kam shkruar një shënim kritik qysh në vitet ’60 kur doli romani i Vedat Kokonës “Me valët e jetës” dhe tani, kur botimet “Kokona” vendosën ta ribotojnë këtë vepër, pata kënaqësinë të rimerrem me të dhe të shfaq mendime të sotme, pas kaq vjetësh. Romani është botuar disa herë, edhe në Kosovë, është përkthyer në rusisht dhe ka zënë një vend të vetin, të nderuar në prozën romaneske. …Duke rilexuar “Me valët e jetës” pas një jete të tërë, unë ndjeva një shqipe të kulluar, të rrjedhshme, jo një gjuhë, nxjerrë nga laboratori apo me sqimë të tepruar ndaj neologizmave, por të marra nga gjuha e gjallë e popullit, e krahinës së vet, në disa raste, sepse kështu pasurohet gjuha standarde apo letrare. …”-Dalan Shapllo
libra shqiptar
libra te huaj
