Vetëm gratë dhe vajzat lejohen në Manastirin e Kuq, një parajsë larg abuzimit dhe shtypjes. Maresi, një rishtare trembëdhjetëvjeçare, mbërriti atje në mes të dimrit të urisë. Tani jeton një jetë të lumtur në manastir, e mbrojtur nga Nëna dhe tek i gëzohet bibliotekës së madhe në Shtëpinë e Diturisë, vendit të saj të preferuar.
Në këtë ekzistencë idilike për Maresin, mbërrin Jai, një vajzë me të shkuar të errët. Ajo është arratisur nga shtëpia e vet, pasi ka qenë dëshmitare e vrasjes së motrës së saj të shtrenjtë.
Shumë shpejt rreziqet e botës jashtë e ndjekin Jain në hapësirën e shenjtë të Manastirit dhe Maresi nuk mund të fshihet më mes librave dhe fjalëve, por duhet të marrë situatën në dorë.
libra shqiptar
libra te huaj
