Vendet dhe popujt e vegjël ma të shumten e kohës nuk kanë randsi e vëmendje nga të tjerët. I madhi dhe i forti gjithmonë kanë të drejtë e randsi dhe fitimtarët janë ata që e shkruejnë historinë. Në momente të ndryshme popuj e vende të vegjël bahen objekt vëmendje e randsie për të mëdhenjt që edhe mundohen t’i ndihmojnë, por pa u impenjue ne zgjidhje perfundimtare te ketyne vendeve te vogla.
Kështu ka ndodhë dhe me Shqipninë e shqiptarët. Për
shqiptarët asht shkrue mjaft këtyne pak viteve të shek. XXI. Sidomos pas vitit 1999, viti i luftës në Kosovë dhe i fitores së forcave të Nato-s kundër makinës së dhunshme shtetnore të Serbisë, shumë shkrimtarë e historianë të huaj e shqiptarë kanë shkrue e vazhdojnë të shkruejnë për Shqipninë, Kosoven e shqiptarët në përgjithsi. Megjithë shkrimet që janë bamun prap ka gjana e kandvështrime të ndryshme që vlen të shkruhen e të njihen.
Fatmir Keqi
Los Angeles, USA
Shtator 2021