Kur fëmijës i ndërpritet qumështi natyral nga nëna, nis një fazë kritike, e cila kërkon kujdes të jashtëzakonshëm nga prindërit në aspektin e mirëushqyerjes. Prandaj ky libër, i cili është pjesë e ciklit “Kuzhina për një muaj” e Irisoft Education, iu vjen në ndihmë të gjithëve. Kjo guidë u jep zgjidhje mjaft pyetjeve që bëjnë nënat e reja të cilat duhet të informohen sesa herë duhet t’i japin foshnjës së tyre fruta apo perime përgjatë ditës? Po karbohidrate? Po vezë?
Dieta mesdhetare është një përzierje e shëndetit me shijen por për ta ushqyer sa më shëndetshëm fëmijën tonë, është shumë e rëndësishme që të japim përbërësit e vërtetë që përmbajnë ushqimet në mënyrë të tillë që të jemi në gjendje që ti kombinojmë ato sa më mirë. Për më shumë, porosite direkt këtë guidë….