Evolucioni i portretit në historinë e pikturës. shqiptare përgjatë 120 viteve (1880-2000) trajtohet me profesionalizëm, duke rilevuar ndikimin e faktorëve luftés dhe atë të ndryshëm në këtë proces kompleks, si difuzimi i përvojave piktorike të vendeve te tjera në krijimtarinë e piktorëve portretistë shqiptarë, trysnia e metodes së realizmit socialist, veçoritë e shkollave ku kishin studiuar piktorët shqiptarë me më shumë kontribute në gjininë e portretit etj.
Shqyrtimi i portreteve më përfaqësuese në artin shqiptar realizohet jo vetëm në rrafsh artistik, por edhe në atë psikologjik e social. Kësisoj, nëpërmjet evolucionit te portreteve në pikturën shqiptare pasqyrohen shumë aspekte të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, në një nga periudhat me kundërthënie të skajshme të natyrave të ndryshme artistike e shoqërore, politike e ideologjike. Një trajtim i tillë disarrafshësh i portretit në pikturë e bën këtë libër të dobishëm jo vetëm për studentët e degës së pikturës, por edhe për studentët e degës së psikologjisë dhe të sociologjisë.
Portreti
2,000 L
Autori: Abaz Hado
Viti: 2020
Faqet: 430
Shtepia Botuese: Akademia E Shkencave
SKU: 9789928237873
Categories: Art, Arkitekturë & Dizajn, Libra, Libra Shqip
Related products
1,290 L
2,290 L
Libra
1,590 L
Libra
1,590 L
Klasikë
300 L
1,250 L
1,690 L
1,200 L