Një nga këto mëngjeset e rralla, Jean i kishte dhënë Markut lajmin e kobshëm. Që Jeff kishte pesuar atak në zemër ndërsa pushonte në shtëpinë verore që kishin në Colorado. Marku qe zverdhur i tëri nga ky lajm i beftë dhe i qenë mbushur sytë me lot njësoj sikur Jeff të kishte qenë babai i tij. Dhe ashtu me sy të mjegulluar prej lotëve, ia kishte hedhur vështrimin orës së murit që, kushedi se pse kishte një javë që kishte heshtur…
Orën e murit Mark Gurra e kishte blerë për Jeff dhe Jean me rastin e dyzetvjetorit të martesës së tyre.
– Sa keq më vjen Jean – i kishte thënë Marku zonjës Jean.
– Të paktën ta kisha ndrequr orën e murit, siç i pata premtuar Jeffit .
– Do ta ndreq unë – i qe përgjigjur Jean. Jeff gjithnjë thoshte se kjo orë muri na ka sjellë fat në këtë shtepi. Dhe, ti e di, veten e quante akrepi i vogël i orës, ai që mat orët, kurse mua më quante akrepin e madh që mat minutat. Më kishte quajtur kështu ngaqë nxitoj kur eci…
– Mua më kishte vënë nofkën ZILJA e Orës – kishte shtuar Marku në ngashërim e sipër.
Dy javë më vonë pasi qe zhvilluar ceremonia mortore e Jeffit, Jean kishte filluar ndërtimin e varrit. Një pllakë mermeri gri me shkëlqim të jashtëzakonshëm, sidomos kur e puthnin rrezet diellore të mëngjesit. Mbi pllakë qe shkruar REST IN PEACE JEFF. WE LOVE YOU. Pastaj qenë rradhitur emrat e Jean dhe të tre femijëve të tyre: Dennis, Alicia dhe Richard.
Mbishkrimi dhe emrat ishin diçka e zakonshme sepse po ashtu kishin bërë edhe të tjerë në varret e të afërmve të tyre. Ajo çka ishte krejt e veçantë, ishte se Jean mbi mbishkrimet kishte stampuar një portret dysh në porcelan të Jeff dhe te Jean. Kjo ishte diçka krejt e panjohur në Mide, askush nuk kishte stampuar në pllaka varri të vdekur dhe të gjallë bashkë.
– E ka dashur shumë Jeffin – kishte thënë një grua plakë një ditë në hyrje të varrezave.-“Prandaj e ka vënë atë foto dyshe.”
Ora E Murit
500 L
Autori: Sami Milloshi
Viti: 2021
Faqet: 123
Shtepia Botuese: Uet Press
SKU: 9789928320667
Categories: Autorë Shqiptarë, Libra, Libra Shqip
Related products
1,690 L
1,250 L
Libra
1,350 L
1,890 L
12,490 L
Autorë Shqiptarë
800 L
Klasikë
300 L
Biznes, Ekonomi & Juridik
2,490 L