Fragment nga libri
Ç’mistere të mëdha fshihen nën valët e detit! Për shekuj me radhë, njeriu ka qenë kureshtar për çka mund ta priste në ato thellësi të frikshme, duke u joshur nga frika dhe nga ëndja njëherësh.
Sot, unë, i quajtur Zotikus dë Leseps, u jam bashkuar radhëve të aventurierëve që janë përpjekur ta bëjnë oqeanin t’u hapë zemrën dhe t’u dorëzojë të fshehtat e veta, por, kur kanë menduar se ia kanë dalë mbanë, kanë zbuluar se suksesi i tyre e kishte emrin mallkim.
Në jetë të jetëve kam për t’u përndjekur nga e vërteta e asaj që gjallon nën vijën e pafundme të horizontit të oqeanit…