Është viti 1969 dhe kohët po ndryshojnë. Amerika do të ulë njeriun e parë në Hënë, Lufta e Vietnamit është në kulmin e saj dhe tensioni racor është në rritje. Jeta nuk është aq e thjeshtë sa dikur, të paktën jo për “Lepur” Engstrëmin. Gruaja e ka braktisur, duke e lënë me të birin adoleshent, rrezikon të pushohet nga puna dhe nëna po i vdes. Papritur, pjesë e jetës së tij të pështjelluar bëhet Xhilli, një tetëmbëdhjetëvjeçare e arratisur, e cila nis të jetojë në shtëpi me të dhe bëhet e dashura e tij. Por, kur ajo fton mikun e saj të jetojë me ta, një zezak i ri dhe radikal, i quajtur Skitër, harmonia e brishtë e çiftit prishet në mënyrë të pakthyeshme. “Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij, Updike krijon një roman me rëndësi të dorës së parë.
Lepuri Kthehet
1,500 L
Autori: John Updike
Viti: 2021
Faqet: 490
Shtepia Botuese: Albas
SKU: 9789928356529
Categories: Libra, Libra Shqip, Roman
Related products
1,700 L
2,190 L
1,790 L
1,690 L
Libra
1,390 L
Libra
1,590 L
1,890 L
12,490 L