Nëse me të vërtetë duhet ta pranonim si vështirësi në kuptimin e gjuhës së Fishtës dhe të kërkonim një shkak, a më saktë ta konsideronim të tillë një ankesë, që vjen prej s’andejmi, shkaku do të qe diku ndërmjet: pasurisë leksikore të autorit dhe “varfërisë” leksikore të lexuesit të tij të sotëm. Shkëputja e gjatë shkrimtar-lexues padyshim që e ka krijuar një përthyerje, në mos në kuptimin, në shijimin e veprës së Fishtës.
Një thesar, i cili nuk duhej e nuk duhet asesi të strehohej edhe më përtej në skutat e harresës. Këtë kemi dashtë të bëjmë me këtë fjalor. Se sa ja kemi arrit… ? Tani ja ku është. Me dëshirën tonë të pamatë që ai të jetë i dobishëm për ty, i dashur lexues e përdorues i tij.