FILOZOFIA SI MËNYRË JETESE“ – DELIA STEINBERG GUZMAN

500 L

7. “FILOZOFIA SI MËNYRË JETESE“ – DELIA STEINBERG GUZMAN
Me këtë libër Delia Steiberg Guzman na ofron një tregues të mirë entuziazmi filozofik, i
cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratiane.
Filozofia në këtë libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur veten
tonë, për ta përmirësuar atë dhe për t‘u harmonizuar me ligjet më të thella të universit.Filozofia
në vetvete e tejkalon teorinë, ajo është vetë teoria e vënë në praktikë, ndaj me udhëzimet bujare
të servirura në këtë libër, secili lexues ka mundësinë të mësojë sesi mundet praktikisht të jetë i
lirë, të dijë të zgjedhë, të kuptojë rëndësinë e të marrit përsipër të përgjegjësive me gëzim dhe
besim te vetja. Kështu kanë bërë të gjithë të diturit dhe mësuesit e mëdhenj që sot shënjojnë në
mënyrë të heshtur drejtimin që njeriu duhet të ndjekë.Gjatë gjithë jetës flasim dhe tepër madje,
por mësimi i vërtetë fillon atëherë kur mësojmë se mbi të gjitha, duhet të dimë të dëgjojmë. Le të
hapim, pra mendjen dhe veshët për të mësuar nga ky libër aftësinë që çdo filozof ka synuar t’i
mësoj njerëzimit, aftësinë për “të menduar si një qenie e lirë”

Botime : Akropoli i Ri

Porosit ne moment
Call Now ButtonTelefono tani