“Duke u endur” është përmbledhja e dytë e tregimeve të Lu Xun-it, pas vëllimit “Thirrje nën armë” (botuar nga DITURIA, 2019). Vëllimi u botua në fund të vitit 1925 dhe përfshin 11 tregime të shkruara midis viteve 1924 dhe 1925. LuXun-i i pasqyroi pikëpamjet e tij për realitetin në këto tregime në një mënyrë që, aso kohe, ishte një risi për letërsinë kineze, duke ndihmuar lexuesit të shqyrtojnë mundësi të reja në lidhje me natyrën e vërtetë të realitetit përreth. Disa tregime merren me mënyrën e jetesës së intelektualëve (p.sh. Në tavernë, Keqardhje për të shkuarën), të tjerë janë komente për zakonet dhe institucionet tradicionale etj. Fati i grave fshatare është gjithashtu një temë e pëlqyer nga Lu Xun-i. Portreti i znj. Hsiang-lin në Flijimi i Vitit të Ri është një aktakuzë e fuqishme ndaj kodit etik feudal. Divorci, një nga tregimet e fundit të Lu Xun-it, zbulon, shumë thellësisht, situatën në zonat rurale pas Revolucionit të 1911 duke treguar se fati i grave fshatare nuk kishte ndryshuar fare. Tregimet e Lu Xun-it mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xun-i konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze
Duke U Endur
700 L
Autori: Lu Xun
Viti: 2020
Faqet: 187
Shtepia Botuese: Dituria
SKU: 9789928292438
Categories: Libra, Libra Shqip
Related products
Klasikë
1,790 L
Libra
2,200 L
2,090 L
1,700 L
Libra
1,390 L
1,690 L
2,190 L
1,390 L